Maradona në Itali, tifozët të çmendur pas tij

Diego Armando Maradona është kthyer në Itali ku është pritur nga një numër i madh i tifozëve. Ishin tifozët e ish skuadrës së tij Napoli, ata që dolën për ta parë ish legjendën e skuadrës së tyre.
Një avion i linjës Dubai-Romë solli në aeroportin e "Fiumicino" para pak minutash "Pibe de Oro", i cili me një makinë më pas do të niset drejt Napolit ku do të qëndrojë deri nesër.
Maradona rikthehet në Itali, por pa u paraqitur në stadium, pasi ndeshjen me Udinesen do ta ndjekë nga televizioni duke shpresuar të mos ketë më probleme me drejtësinë italiane./Indeksonline/