E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manipulohen pensionistët në Gjilan

Hetem Matoshi nga Gjilani, tashmë i pensionuar, ende nuk i ka marrë fondet nga shteti i Serbisë, për kontributin e dhënë për rreth 35 vjet punë. Matoshi, sikurse edhe shumë pensionistë të tjerë, tha se shpreson në këto fonde, pasi që Gjykata e Strasburgut, ka obliguar Qeverinë e Serbisë, që t’ia kthejë Kosovës fondet pensionale që u takojnë.

Por, në Gjilan janë dy institucione që pretendojnë të bëjnë të njëjtën punë. Grumbullimin e aplikacioneve, e bën zyra për Punë dhe Mirëqenie Sociale, e paralelisht të njëjtën punë po e bën edhe Sindikata e Invalidëve dhe Pensionistëve të Punës. E, kryesia e Organizatës Komunale të Pensionistëve në Gjilan, konsideron se pensionistët po manipulohen. Januz Emini, kryetar i kësaj organizate, ka thënë se asnjë institucion tjetër për këtë çështje, përveç asaj në kuadër të Qeverisë, nuk është legjitime për pranimin e aplikacioneve pensionale.

Për këtë çështje, ka reaguar ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Nenad Rashiq, duke thënë se organizatat sindikale të pensionistëve nuk janë të autorizuara për të pranuar kurrfarë dokumentacioni./Indeksnonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›