Maradona rrezikon pesë ndeshje pezullim
Menjëherë pas fitores 1-0 në Uruguaj dhe sigurimit të kualifikimit për në Botëror, trajneri i Argjentinës iu hakërrye me shumë vulgaritet gazetarëve. Presidenti i FIFA-s Jozef Blater bëri të ditur se Institucioni më i lartë i Futbollit në botë do të hapë një hetim lidhur me ngjarjen. Neni 57 dhe ai 58 i Kodit Disiplinar të Fifës do t’ia zbehin gëzimin e kualifikimit trajnerit Diego Armando Maradona.