E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: TEC-i i Vlorës ofron 8% të energjisë së vendit

 Ministri  Prifti shprehu vlerësimet e tij ndaj këtyre investimeve, si vlera jo vetëm ekonomike, por edhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

“Të  dyja këto vepra garantojnë jo vetëm zhvillimin ekonomik, por edhe social të vendit, duke krijuar një mjedis miqësor për llogari të biznesit, për banorët përreth, si dhe për shtetin shqiptar duke garantuar dhe lehtësuar detyrimet fiskale të klienteve  duke ulur  koston administrative për shtetin”, tha ai. Gjithashtu Prifti e konsideroi terminalin si një nga më modernët në pellgun e mesdheut, gjë që do të mundësojë tërheqjen e kompanive më të njohura në Evropë në fushën e tregtimit të karburantëve.

Ndërkohë që, mbas 30-vitesh vihet në funksion TEC-i i Vlorës duke rritur kapacitetet prodhuese të energjisë në vlerën 8% të prodhimit total vendas. Një investim mbi 130 milion Euro, i financuar nga Banka Botërore dhe BERZH, i cili do të ndikojë direkt edhe në përmirësimin dhe zhvillimin e turizmit në vend. Gjatë takimeve Ministri u ofroi përfaqësuesve mbështetjen e tij, për problemet apo pengesat që mund të hasen gjatë menaxhimit të këtyre projekteve, duke ju lehtësuar atyre burokraci të panevojshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›