E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maratona Kuqezi ne Rome


Mbërrin në Rome Maratona Kuqezi dhe vesh me ngjyrat e saj një prej mjediseve të universitetit 'La Sapienza'. Te ftuar nderi qene futbollisti i njohur Lorik Cana, aktualisht lojtar i klubit te Lazios, zëvendëskonsulli i Republikes se Kosoves ne Rome, Arben Muhameti dhe Miss Shqiperia 2010, Arnita Beqiraj.

Siç ndodh zakonisht ne etapat e Maratones Kuqezi ne Shqiperi dhe ne vende te tjera te botes, ne takim u mblodhen studente shqiptare, te rinj e te reja, intelektuale dhe emigrante te thjeshte, te ardhur edhe nga qytete te tjera per t’u bashkuar me frymen qe percjell levizja e kryesuar nga Krashnik Spahiu.

Tanime jane krijuar edhe dege te Aleances Kuqezi ne qytete te ndryshme italiane, perveç Romes, kryesisht atje, ku prania e emigranteve shqiptare eshte me e madhe. U fol per bashkimin kombetar e lidhjen me atdheun, qe per shumicen e te pranishmeve eshte i larget, e doli ne pah deshira per te bere diçka edhe duke jetuar ne diaspore.

Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu deklaroi se rruga e Shqiperise per ne Europe nuk kalon as nga Athina dhe as nga Beogradi. Ai shtroi çeshtjen e te drejtave te emigranteve, te pamundesise se tyre per te zgjedhur e per t’u zgjedhur. Por emigranteve ose me mire nenave shqiptare me banim jashte vendit ai u beri nje thirrje shume te veçante dhe te forte.

"Flitini gjuhën shqipe fëmijëve tuaj, flitini shqip sepse ky është një nga misionet më fisnikë dhe është kontributi më i madh që mund të bëni", u shpreh Spahiu.

E ndersa hapja e takimit u be me notat e himnit kombetar, mbyllja e tij u shoqerua me himnin e Aleances. E perpara largimit, nje fotografi grupi, kujtim te nje dite te karakterizuar nga ngjyrat kuqezi.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Kërkesat për azil, alarmante
Vetëm nga Shkodra 50 raste shkojnë në një ditë
Shpërthim në Bulqizë, vdes një minator
Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
Britani, vdes i riu shqiptar
Ndërtimi godet buxhetin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›