KFOR nuk arrin te kaloje barrikadat

Përpjekjet e KFOR-it për te depertuar nëpërmjet rrugëve tokësore në veri të Kosovës kanë dështuar gjatë së martës, pavarësisht se afati i dhënë serbëve për të larguar barrikadat ka skaduar.
Autokolonat e KFOR-it të shoqëruara me autoblinda dhe mjete të tjera ushtarake kanë arritur të futen deri në fshatin Cabër të Mitrovicës, fshati i fundit i banuar me shqiptarë. Pas qëndrimit disa orësh janë kthyer mbrapsht, pasi ka dështuar arritja e marrëveshjes me përfaqësues të strukturave ilegale serbe, për të kaluar në rrugë tokësore.
Ndërsa, raportohet se kjo tërheqje ka ndodhur për shkak se KFOR-i po pret rezultatin e takimit të Kuvendeve Komunale paralele të Komunave Veriore, i parashikuar të zhvillohet të mërkurën.
E derguara e Top Channel ne Mitrovice, Valdete Osmani, njofton se rrugët vazhdojnë të mbahen edhe më tej të bllokuara, ndersa verehet prani e popullatës lokale në atë pjesë. Ne një deklarate per shtyp të KFOR-it, thuhet se dy autokolona të këtij misioni kanë filluar furnizimin e trupave të KFOR-it në Jarnjë dhe Bërnjak, nëpërmjet rrugës në veri të Kosovës. Sipas KFOR-it, qëllimi është të testohet liria e lëvizjes. Ne baze te rezultateve të ketij misioni, KFOR-i do të ndërmarrë edhe veprimet e mëtejshme, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Qosja: Jo luftës në veri të Kosovës
Akademiku Rexhep Qosja ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, duke kritikuar ashpër partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje.
Kërkesa e KE për veriun e Kosovës
Progres-raporti i Komisionit Evropian për Kosovën propozon që, për zgjidhjen e çështjes së veriut të vendit të hartohet një strategji gjithëpërfshirëse për vendosjen e rendit dhe ligjit. Kosovë, dështon privatizimi i PTK-së
Qeveria e Kosovës pritet të nisë nga e para procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Kjo pasi një nga ofertuesit më serioz për ta blerë kompaninë më fitimprurese në Kosovë. Shpërthim në veri të Mitrovicës
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar natën mes së dielës dhe të hënës në veri të Mitrovicës. Ban Ki Moon: Kufijtë të zhbllokohen
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova, që ta zgjidhin mospajtimin kufitar dhe theksoi se kufijtë e bllokuar janë të papranueshëm.
Lajmet kryesore
Kërkesat për azil, alarmante
Vetëm nga Shkodra 50 raste shkojnë në një ditë
Shpërthim në Bulqizë, vdes një minator
Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
Britani, vdes i riu shqiptar
Ndërtimi godet buxhetin