E Diel, 1 Nëntor 2026

“Maratona e Tiranës”, nis me 21 tetor, ja ku do ndërpritet qarkullimi

Për herë të parë, më 21 tetor Tirana do t`i bashkohet qyteteve botërore që organizojnë manifestimin madhështor të Maratonës Ndërkombëtare.

Maratona e parë Ndërkombëtare e Tiranës do të bashkojë të dielën në orën 9.00, në sheshin "Skënderbej" mbi 3000 vrapues, nga të cilët 400 janë maratonistë nga Shqipëria dhe shtete të ndryshme të botës, si SHBA, Italia, Gjermania, Franca, Hungaria, Polania, Turqia, Suedia, Kosova, Russia, Maqedona, Kenya, Serbia etj.
 

Përmes një deklarate për mediat zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, bëri me dije se maratona Ndërkombëtare do të startojë në orën 9.00, nga sheshi "Skënderbej", për të vijuar në bulevardet dhe rrugët kryesore të Tiranës, ndërkohë nga ora 7.30 e mëngjesit, deri në orën 14.00, qarkullimi i automjeteve në qytetin e Tiranës do të jetë i kufizuar.

Bashkia e Tiranës i fton qytetarët të bëhen pjesë e këtij manifestimi të madh sportiv dhe kërkon mirëkuptimin e tyre, që gjatë orëve të maratonës të reduktojnë qarkullimin me makina.
 

“U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës, të bëhen pjesë e kësaj ngjarje historike. Më 21 tetor, Tirana do të hyjë në historinë e qyteteve, me Maratonën e tyre Ndërkombëtare” theksoi Bisha.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›