Maratona e pavarësisë, panair me punime artizanale
Në Shkodër është celur një panair, ku gjenden të ekspozuar të gjitha poduktet e vendit dhe prodhimet artizanale. Maratona e pavaresise ka perfshire ne nje aktivitet festiv, bashkine e Vaut të Dejes ne Qarkun e Shkodres.
Me pjesmarrjen e banoreve te shumte te zones, drejtuesve vendore, siparin e ketij aktiviteti e ka celur inagurimi i panairit te artizanatit, ku prodhues te zones kane ekspozuar prodhime e tyre, duke u perqendruar kryesisht ne produktet tradicionale.
Kryetari i Bashkise Vau Dejes, Gjon Marku tha se këto aktivitete i hapin rruge festimeve per 100 vjetorin e pavaresise.Nga ana tjeter, ne emer te institucionit te prefektit, nënprefekti Mirash Mardodaj, ka pershendetur organizatoret e ketij aktiviteti te larmishem.
Deputeti i qarkut Shkoder,Gjoke Uldedaj, gjate fjales se tij ka folur per vemendjen qe Qeveria shqiptare i ka kushtuar kesaj zone, duke evidentuar edhe ndertimin e shkolles se mesme Teknike- Bujqesore ne Bushat.
Gjate kesaj ceremonie, pervec kengeve, valleve dhe numrave te pergatitur per kete aktivitet, jane nderuar me mirenjohje emra dhe figura te cilet kane dhene kontributin e tyre ne zhvillimin e kesaj Bashkie ne qarkun e Shkodres.