E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Maratona në Pogradec, policia njofton planin e masave

Policia e Pogradecit ka njoftuar planin e masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare që do të zhvillohet të shtunën, në qytetin e Pogradecit.

Disa akse rrugore do të bllokohen nga ora 19:00 deri në orën 20:30. Bëhet fjalë për akset rrugore Lin-Pogradec, Qafë Plloçë-Pogradec, si dhe segmenti i rrugës Tushemisht-Pogradec.

Gjithashtu do të bllokohen edhe rrugët në brendësi të qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e këtij aktiviteti.

Ditën e nesërme në qytetin e Pogradecit do të zhvillohet Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, e cila përfshin dy disiplina.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›