E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Beci: Ndërtimi i molit të ri të Shkodrës pasuron ofertën turistike

Në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës, në hyrje të qytetit të Shkodrës, ka nisur puna për ndërtimin e molit të ri.

Kryebashkiaku Benet Beci ndërsa solli momente nga puna për këtë mol, u shpreh në rrjetet sociale se ndërtimi i tij sjell për herë të parë një mundësi të re lundrimi, duke pasuruar ofertën turistike e duke nxitur biznesin në zonë.

Moli do të ketë përmasat 60 x 20 metra dhe një platformë lundruese 59 x 4 metra, që është shumë i përshtatshëm për varkat e lidhura.

Infrastruktura e ndërtuar nga projekti i moleve në Shkodër është një hap në drejtimin e duhur drejt një liqeni të mbushur me varka, tragete e kanoe, gjithmonë në respekt të vlerave unike mjedisore të liqenit.

Vlera e këtij moli është rreth 1 milion euro dhe do të ndërtohet brenda 3 muajve.

Ndërtimi i tre moleve në Shkodër si dhe ndërlidhja kufitare me lundrim dhe rrugë me fshatrat në breg të liqenit në Malin e Zi do t’i hapë një perspektivë krejt tjetër turizmit në këtë zonë.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›