Marça, 10 futbollistët më të paguar
Cristiano Ronaldo pritet të nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Real Madrid ku ylli portugez do tëpaguhet 17 milionë euro në sezon, me një kontratë pesëvjeçare, shkruan e përditshmja spanjolle Marca.
Me këtë rrogë portugezi renditet i dyti ndër futbollistët më të paguar në botë pas Samuel Eto’o i cili paguhet me 20 milionë euro në vit nga Anzhi. Ronaldo ende nuk e ka kontratën pasi nuk është i sigurtë për të ardhmen e tij. Një ndër hipotezat që ka qarkulluar ditët e fudnit është një rikthim i mundshëm i tij të Manchester United por një problem i madh ngelet paga dhe shifra e transferimit.
Në vendine tretë është Lionel Messi i cili paguhet nga Barcelona me 16 milionë euro në sezon. Në fillim të merkatos u përfol se pas largimit të Guardiolës “pleshti ” edhe mund të largohej. Por ardhja e Tata Martinos mund e ka bindur të qëndrojë me blaugranët.
I katërti është ylli më i ri i Barcelonës, Neymar që do të përfitoj 15 milionë euro në sezon. Në fillim u përfol se ai do të përfitonte më shumë se Messi por meda duke tai do të paguhet 1 milionë më pak. Lista e më të paguarve sipas Marçës vazhdon me Zlatan Ibrahimpoviç, Radmel Falcao, Sergio Aguero. Yaya Toured dhe në fund Thiago Silva që sapo ka rinovuar deri në 2018-tën me 12 milionë euro.