E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergji Muzaka transferohet te Skenderbeu

Gjergji Muzaka kthehet te Skënderbeu.
Mesfushori ka arritur marrëveshjen me kampionët e Shqipërisë dhe do të jetë pjesë e kësaj skuadre, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Konfirmimi ka ardhur në orët e vona të mbrëmjes së dielë, pas takimit të futbollistit me presidentin e klubit korçar, Ardian Takaj.
Gjergji Muzaka është larguar nga Flamurtari, pas vendimit të klubit vlonjat për rishikimin dhe uljen e rrogave të lojtarëve, duke zgjedhur sërish Skënderbeun për të vazhduar karrierën e tij.
Mesfushori është një nga lojtarët më të mirë të Superligës, ndërsa më parë ka qenë pjesë e formacionit korçar ku dhe ka fituar titullin kampion.
Muzaka nuk do të jetë në ndeshjen e kthimit kundër Shaktjor Karagandi në Champions, ndërsa për t’u vendosur mbetet nëse do të luajë apo jo në play-off e Ligës së Europës.
Ndërkohë, largimi mesfushorit është një lajm i keq për Flamurtarin, por edhe një sinjal se skuadra vlonjate mund te humbe pjesë të vyera të saj.
Gjergji Muzaka nuk është i vetmi. Skuadrat e tjera të Superligës kanë nisur sulmin për të marrë nga Flamurtari është lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Memelli, Veliu apo Zeqiri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›