Marcelo Bielsa dorehiqet nga drejtimi i Kilit

Marcelo Bielsa ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i përfaqësueses së Kilit, duke theksuar divergjencat që pati me Federatën e Futbollit. Bielsa, që udhëhoqi Kilin në raundin e dytë të finaleve të Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut, ka fajësuar presidentin e Federatës kiliane, Sergio Jadue, duke thënë se ai bëri gjithcka të nevojshme për largimin e tij.
Bielsa kishte firmosur me Kilin deri në gusht 2015, por përpara zgjedhjeve në nëntor ai deklaroi se nuk mund të punonte me kandidatin favorit Jorge Segovia. E në fakt, Segovia fitoi por më pas ai u detyrua të tërhiqet për shkak të konfliktit të interesit, duke qenë se ishte edhe pronar i klubit Union Espanola. Gjithsesi Jadue, është anëtar i të njëjtit grup opozitar ndaj Bielsës. "Dua të them se kam vendosur të tërhiqem nga detyra si trajner i kombëtares së Kilit," ka bërë të ditur Bielsa në një konferencë për shtyp qendrën stërvitore të Juan Pinto Duran.
Ky vendim i jep fund situatës së paqartë që vazhdonte prej tre muajsh rreth së ardhmes së argjentinasit 55-vjecar. Largimi i tij i jep kohë Kilit 5 muaj të gjejë një zëvendësues, pasi në korrik starton Kupa e Amerikës, ku Kili duhet të luajë në Grupin C së bashku me Uruguay, Peru dhe Meksikën. Sipas medias vendase kandidatët e mundshëm për tu ulur në pankinën e kombëtares janë sërisht argjentinas; Nestor Pekerman dhe Claudio Borghi, një emër i njohur në futbollin kilian, pasi ka drejtuar me sukses skuadrën e Colo Colos.
Eno Skarço