Arvizu interviste per VOA Qeveria nuk rrezohet me protesta

Qeveria nuk rrëzohet me protesta në rrugë por përmes zgjedhjeve. Ky ka qenë mesazhi i ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se sistemi politik i Shqipërisë duhet të funksionojë në përputhje me statusin e saj si një vend i NATO-s, ku thekson se një tregues kryesor është roli i institucioneve të pavarura. Arvizu përmend gjithashtu edhe mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për Prokuroren e Përgjithshme në Shqipëri.
Intervista e zotit Arvizu do të transmetohet e plotë pasditen sotme në Zërin e Amerikës. Përfaqësuesi amerikan në Shqipëri jep mesazhin e tij një ditë pas protestës së të premtes së Partisë Socialiste, të zhvilluar në katër qarqe të vendit, Tiranë, Korcë, Vlorë dhe Lezhë. Me herët Arvizu është shprehur për anulim të protestave, mesazh të cilës kreu socialist Edi Rama, i është përgjigjur negativisht.
Ambasadori amerikan ka qenë mjaft aktiv në zhvillimet e fundit politike në vend, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të shtetit dhe politikës shqiptare. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ekspertë të tyre në vend, për të ndihmuar në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, ku humbën jetën tre persona.
Anisa Braho