Marcelo: Jam mbrojtësi më i mirë në botë

Ylli i Real Madridit, braziliani Marcelo ka deklaruar se ai është mbrojtësi më i mirë në botë. Në një intervistë për mediat braziliane, Marcelo ka thënë se e ndien veten si më të mirin pasi që beson në vetvete.
”Jam mbrojtësi më i mirë në botë në krahun ku luaj. Jam i tillë sepse besoj në veten time. Idhulli im është Roberto Carlos dhe gjithmonë dua të jem si ai. Po shërohem nga lëndimi që pësova, por çdo ditë e më shumë po e ndjej veten më mirë” deklaroi Marcelo./Indeksonline/