Mardhënie me një të mitur, arrestohen tre serbë

Tre meshkuj të përkatësisë etnike serbe janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen e tyre në një mardhënie seksuale me një femër të moshës gjashtëmbëdhjetë vjeçare, po ashtu të përkatësisë etnike serbe.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë ndërkaq është raportuar më datën 6 shkurt(dje).
Fillimisht, Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, pas ankesës së parashtruar nga prindërit e viktimës dhe sigurimit të një materiali të ndjeshëm, kanë reaguar menjëherë duke arritë të identifikojnë dhe arrestojnë, tre personat e dyshuar.
Të njëjtëve u është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve./Indeksonline/