Patriku serb shpreson pajtimin me shqiptarët

Patriku serb Irinej ka shfaqur shpresën sot, në Prizren, se së shpejti do të ndodhë pajtimi ndërmjet serbëve e shqiptarëve dhe se ata do të jetojnë bashkë si vëllezër.
Ai mbajti liturgjinë arhierike në kishën e Shën Gjergjit në Prizren në praninë e klerikëve të Eparkisë Rashkë-Prizren.
Ai i ka quajtur trima vetëm ata që do të qëndrojnë “në hapësirën e Kosovës e Metohisë”, siç e quan ai Republikën e Kosovës.
Siç transmeton KiM radio, “në Pallatin e Peshkopatës në Prizren do të mbahet mbledhja e rregullt e Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe dhe Këshillit për Kosovë e Metohi, në të cilën do të diskutohet për problemet me të cilat ballafaqohet kisha” në këtë hapësirë. /Indeksdonline/