E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mariah Carey përfundon në spital

Mariah Carey ka përfunduar në spital pas një incidenti në sheshin e xhirimeve. Mbrëmjen e së dielës, teksa ajo po punonte për videon muzikore më të fundit, ka pësuar një tërheqje në shpatull.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i saj, i cili ka saktësuar se mjekët kanë çuar shpatullën në vend dhe ajo është mirë.

Mariah po xhironte versionin remix të këngës “#beautiful”, bashkë me rapper Young Jeezy. Në shesh xhirim ndodhet edhe i shoqi Nick Cannon, i cili është dhe regjisori i klipit.

Versioni klasik i “#beautiful”, ka arritur pozicionin e 15-të në klasifikimin Billboard.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›