Nisma e Elsa Lilës për reciklimin e mbetjeve, Enkel Demi: Është një proces edukativ!

Agai vendosi në “Ferma VIP” që mbetjet të reciklohen duke vendosur koshat përkatëse, qelq, plastik, alumin, letër dhe mbetjet e tjera.
Fermerët duhet të bënin ndarjet sipas koshave. Elsa, në spektaklin e kaluar reagoi e revoltuar për shpërdorimin e ushqimeve.
Pjesë nga biseda:
Elsa: Mbase letrës së Agai është përqafuar nga të gjithë. Do të fillojmë që sonte, të ndajmë plehrat
Fjoralba Ponari: Një nismë nga Elsa, e pasuar më pas nga Armina dhe Agai tha jepini të gjithë në punë
Enkel Demi: Është një nismë e jashtëzakonshme, por ne nuk jemi mësuar. Është një proces edukativ, që duhet të filloj në lëndët mësimore dhe në media. Një program i tillë në këtë rast luan një rol të mirë, aq më tepër që dëshmitarë bëhet një personazh si Elsa Lila. Elsa Lila vjen nga një prej qyteteve më të ndotura të Europës që është Roma. Në Romë nuk bëhet kjo brenda vijës së verdhë, por në zonën që unë jetoj, kjo është një gjë që realizohet me goxha sukses.Fillimisht është e vështirë, sepse duhet të prishësh një rutinë. Është një process i jashtëzakonshëm. Mendohet që në vitin 2040 të pakësohen 60% e mbetjeve plastike, që do të thotë shpëtojnë detet, lumenjtë, detet, shpëtojmë dhe ne. Peshku që ne konsumojmë nuk doo të na helmojë. Elsa të lumtë, aga të lumtë, fermerë ju lumtë./vizionplus.tv