“Marije Kraja”, këngëtarë nga bota do zbarkojnë në Tiranë
Këngëtarë nga katër kontinentet e botës do të zbarkojnë në Tiranë në festivalin ndërkombëtar operistik Marije Kraja. Në edicionin e 12-të në garë për çmimin e parë janë 17 këngëtarë dhe në dy netë këngëtarë do të paraqiten live me nga dy arjie të përzgjedhura nga repertori më i mirë botëror.
Producentja e festivalit Zana Çela shprehet se elementët e përzgjedhur këtë edicion janë më cilësorë se sa vitet e shkuara.
Juria do të kryesohet nga drejtori i teatrit të "La Skalas", Luca Targeti dhe pjesë e saj do të jenë emrat të njohur të muzikës botërore operistike si sopranoja shqiptare Inva Mula dhe Cecilia Gasdia. Në fazën e parë përzgjedhëse morën pjesë 87 konkurentë. Dy nga fituesit shqiptare në edicionet e shkuara janë, Josif Gjipali dhe Evis Mula.