Nishani: Më shumë rend dhe qetësi
Në ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, ministri i brendshëm Bujar Nishani ka nderuar kujtimin e tyre dhe ka porositur vartësit e tij që të vijojnë të ruajnë rendin dhe qetësinë duke kujtuar sakrificën sublime që kanë bërë kolegët e tyre.
Por në këtë aktivitet të organizura në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit edhe zv.drejtori i përgjithshëm i policisë Agron Kuliçaj ka nderuar kujtimin e kolegëve të rënë në krye të detyrës.
Ndërsa bashkëshortja e policit të vrarë Gjergj Mehmeti gjatë fjalës së saj ka vënë theksin se pikërisht sakrifica e të afërmve të tyre, u jep atyre më shumë kurajo për të kërkuar drejtësi në këtë vend.
Ndërkohë që në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm punonjës të policisë së shtetit si dhe të afërm të policëve të rënë në krye të detyrës.