E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lugina e Preshevës kërkon bashkim kombëtar me Kosovën

Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që në 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, të zgjidhet përfundimisht çështja e tyre dhe tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi t’i bashkohen Kosovës.

Kryetari i LPD-së, Jonuz Musliu, vlerëson për “ Presheva jonë “ se injorimi i kërkesave legjitime të lidershipit dhe popullit shqiptarë të Luginës të inkuadrohen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përfaqësuesit e popullit në këtë pjesë duhet të jenë pjesë në bisedime dhe ne kërkojmë që të jemi pjesë e delegacionit të Kosovës. Dhe natyrisht se do të ishim krah i fortë i zgjidhjes së problemit politik të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit. Nëse kjo kërkesë jona nuk përfillet neve na imponohet bashkimi me Kosovën ”, ka thënë Jonuz Musliu ish-kryetar i SHP të UCPMB-së dhe LPD-së.

“Nëse një pjese e territorit te Kosovës copëtohet me mbështetje te bashkësisë ndërkombëtare, situata ne Luginën e Preshevës, sipas platformës se 14 janarit 2006, do te kërkoje qe te behet pjese integrale e Kosovës. Pra, Zgjidhja më e mirë, bashkimi me Kosovën”, ka deklaruar Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës se Preshevës.

Sipas , Galip Beqiri, ideja bashkimin të Luginës së Preshevës, nuk mund të përjashtohet nëse vazhdohet kështu nga Serbia që me politikën diskriminuese kundër shqiptarëve etnik në Preshv, Bujanoc dhe Medevegjë. “Nëse Serbia vazhdon të na konsiderojë siç qytetarë të huaj neve na impohet të kemi një shtet toni i cli përkujdestë për ne” ka pohuar kryetari i KKSH-së, Beqiri. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›