E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mario Monti pasuesi i Silvios


Deri në orët e vona nuk rreshtën konsultimet dhe manovrat politike në Itali.

Kriza shpërtheu pasi kryeministri Silvio Berlusconi, i cili humbi të martën shumicën në Dhomën e Deputetëve, bëri të ditur se do të japë dorëheqjen sapo të aprovojë ligjin e stabilitetit të kërkuar nga Bashkimi Europian.

Gjatë gjithë ditës janë ngritur disa hipoteza mbi afatin e largimit të kryeministrit dhe mbi pasardhësin e mundshëm të tij.

 Me sa dihet ligji do të votohet që ditën e shtunë, në formë urgjente për të frenuar rënien e ItaliaKriza, Obama: Italia s’është si Greqia Itali, qeveri e re ose zgjedhjeJa gafat e Berlusconi-t madhe të bursave, të cilat reaguan negativisht pas lajmit të dorëheqjes së mëvonshme të Silvio Berlusconit.

Në mënyrë indirekte një përgjigje lidhur me pasardhësin në postin e kryetarit të qeverisë së Romës mbërriti nga presidenti Giorgio Napolitano.

Në mbremje ai emëroi senator të përjetshëm ekonomistin e shquar Mario Monti, pikërisht ai që mendohet se do të jetë drejtuesi i qeverisë së ardhshme italiane. Emërimi i tij u bë për merita të veçanta, gjë që e parashikon kushtetuta italiane.

Menjëherë më pas, sipas agjencisë së shtypit AGI, edhe vetë Silvio Berlusconi ka pranuar që Mario Monti të jetë kryeministri i ardhshëm.

Për dhjetë vjet ai ka qenë komisioner evropian e nëse vërtet do të emërohet në krye të qeverisë, do të ketë detyrën e vështirë të nxjerrë Italinë nga gjendja e amullisë ekonomike.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Puna jashtë orarit, pa pagesë edhe për 2012
Buxheti i shtetit nuk parashikon shpenzime shtesë
21 janari, qeveria harxhoi fondin rezervë
Mitrovicë, vdes polici serb
Kriza, Obama: Italia s’është si Greqia
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›