E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada ne Kosove te shtunen perurimi


Pavarësisht kritikave nga subjektet politike opozitare, të cilat janë bërë që nga fillimi indërtimit të autostradës Vërmicë-Merdarë, për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, kjo fundjavë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin, meqë do të inaugurohen 38 kilometrat e para.

Sipas tij, ndërtimi i seksioneve të tjera do të vazhdojë edhe më 2012, për çfarë janë ndarë rreth 300 milionë euro nga buxheti dhe gjithcka po shkon sipas agjendës së qeverisë.

“Ndërsa do të vazhdojë gjithashtu ndërtimi i autostradës edhe në seksionet tjera. Për vitin tjetër, nga buxheti i Kosovës janë ndarë edhe 296 milionë euro që të vazhdojë ndėrtimi i autostradës Vërmicë në drejtim të Prishtinës. Pra, gjithçka është duke shkuar sipas axhendës që kemi”, ka deklaruar Thaci.

Gjatë seancës së të martës në Kuvendin e Kosovës, ku u diskutua për Raportin e Progresit, kryeministri Thaçi ka ftuar të gjithë deputetët që të bëhen pjesë e ceremonisë inauguruese të kësaj pjese të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Me ndërtimin e këtyre kilometrave, qytetarët do të kenë mundësi të arrijnë deri në pikën kufitare me Shqipërinë, pa hyrë nëpër rrugët lokale të komunës së Suharekës dhe Prizrenit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Mitrovicë, vdes polici serb
Në Lagjen Kroi i Vitakut të Veriut të Mitrovicës, ku serbët dhe shqiptarët jetojnë fare pranë njëri-tjetrit, gjatë së mërkurës në mbrëmje ka ndodhur një përleshje që ka përfunduar me 3 të plagosur. Kuci: Jo “Ahtisari Plus” për veriun
Vetëm një ditë pasi shefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt “këshilloi” qeverinë e Kosovës që të sigurojë besimin e serbëve të veriut te shteti i Kosovës, zyrtarët qeveritarë deklarojnë se fillimisht duhet të rregullohet dicka tjetër. SHBA: Kosovë-Serbi të fokusohen te dialogu
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të fokusohen në zgjidhjen e problemeve në veri dhe në vazhdimin e dialogut, dhe jo në ngritjen e tensioneve. Ivanovic: Aksioni i KFOR-it, i gabuar
Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, si zakonisht ka kritikuar ndërhyrjen e KFOR mëngjesin e së mërkurës në veri. Bildt: Kriza në veri, zgjidhje me dialog
Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt ka deklaruar të mërkurën nga Mitrovica se kriza në veri të Kosovës duhet të zgjidhet me dialog.

Lajmet kryesore

Puna jashtë orarit, pa pagesë edhe për 2012
Buxheti i shtetit nuk parashikon shpenzime shtesë
21 janari, qeveria harxhoi fondin rezervë
Mitrovicë, vdes polici serb
Kriza, Obama: Italia s’është si Greqia
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›