E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mario Përlleshaj kërkoi lirinë, Apeli lë në burg vrasësin e dyshuar të Martin Canit

Gjykata e Apelit la në burg Mario Përlleshajn, i cili kishte kërkuar një masë më të butë sigurie. Përlleshaj akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, 14-vjeçarit Marin Cani.

Autori i dyshuar kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” që Gjykata Penale caktoi ndaj tij e që më pas çoi edhe në izolimin e tij në Institutin e të Miturve në Kavajë.

Përlleshaj kërkoi zëvëndësim të masës së sigurimit për arsye shëndetësore.

14-vjeçari i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, ndodhet në Burgun e Kavajës aty ku ndodhen të miturit në konflikt me ligjin.

Pak ditë më parë doli edhe akteksperiza e mjetit prerës me të cilin u krye krimi i rëndë.

Në thikë u gjetën gjurmë të AND-së së dy 14 vjeçarëve, njëri që humbi jetën dhe tjetri që mbeti i plagosur./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›