Mark Rutte: Aktorë shtetërorë punojnë kundër nesh në kibernetikë. Shkelja e hapësirës mund të aktivizojë Nenin 5

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në një videomesazh në konferencën që po mbahet në Tiranë për Mbrojtjen Kibernetike, deklaroi se aktorë shtetërorë e jo shtetërorë punojnë kundër vendeve të aleancës në hapësirën kibernetike me qëllim prishjen e mbrojtjes dhe degradimin e infrastrukturës, duke ndërhyrë deri në shërbimet qeveritare.
Ruute deklaroi se sulmet kibernetike ndaj vendeve të NATO-s mund të vënë në lëvizje Nenin 5 të traktatit.
Ai informoi se në Belgjikë po ngrihet qendra e integruar e kibernetikës në NATO e cila do informojë për kërcënimet apo rreziqet që po u kanosen vendeve në hapësirën kibernetike, duke përfshirë infrastrukturën kritike civile ushtarake.,
“Sot tastiera është armë lufte që shënjestrën shoqëritë tona çdo ditë, aktorë shtetërorë e jo shtetërorë punojnë kundër nesh në hapësirën kibernetike që të prishin mbrojtjet tona, të degradojnë infrastrukturën tonë, të spiunojnë shoqëritë tonë dhe të ndërhyjnë në shërbimet qeveritare. NATO vazhdon të bëhet më e fortë në botën digjitale. 10 vite më parë hapësira kibernetike u bë një fushë operative. Ne kemi kryer operacione në hapësirën kibernetike si pjesë e zgjidhjes së aftësive tona. Kundërshtarët tanë e dinë se shkelja në hapësirën kibernetike mund të vërë në lëvizje nenin nr.5”, deklaroi ai.
Rutte siguroi se mbrojtja e vendeve të aleancës do të bëhet më e fortë e më rezistente ndaj kërcënimeve kibernetike.
Ai theksoi se NATO do të promovojë një reagim të bazuar në norma të menjëhershme në hapësirën kibernetike.
“Në Hagë në verë ramë dakord që do arrijmë shpenzimet 5% për mbrojtjen dhe investime të tjera. Mbrojtja jonë do bëhet më e fortë dhe shoqëritë tona më rezistente ndaj kërcënimeve kibernetike. Vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen por NATO ofron rrjet unik përmes së civil aleatët mundtë reagojnë ndaj kërcënimeve kibernetike.
Ky forum është i jashtëzakonshëm për të ndarë ekspertizën, praktikat më të mira dhe njohuritë tuaja.
Do promovojmë një reagim të bazuar në norma të menjëhershëm në hapësirën kibernetike. Në NATO të gjithë qëndrojmë bashkë në këtë epokë digjitale kundër çdokujt që kërkon të na dëmtojë”, theksoi Rutte.
/rtsh.al/