E Martë, 3 Nëntor 2026

Mark Tirta vlerësohet me medaljen e meritës – Presidentja e Kosovës i akordon titullin

Etnologu Mark Tirata, autor i shumë botimeve është nderuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me Medaljen Presidenciale të Meritës, e cila ju dorëzua studiuesit të njohur nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

Teksa shprehu mirënjohjen për vlerësimin, profesor Mark Tirata kujtoi edhe ekspeditat në Kosovë, ku ka gjetur mbështetjen e studiuesve vendas.

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi e vlerësoi Mark Tirtën si themelues dhe kontribuues kryesor të fushës së etnologjisë.

Në ceremoninë e organizuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë morën pjesë miq dhe kolegë nga Shqipëria dhe Kosova të studiuesit Mark Tirta.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›