E Diel, 1 Nëntor 2026

Markert: Niseni shpejt reformën zgjedhore

Gjatë takimit, siç njofton Kryeministria, Markert shprehu vlerësimin e tij ndaj mazhorancës aktuale për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të pranuar jo vetëm vlerësimet dhe rekomandimet e dala nga proceset e kaluara zgjedhore, por edhe për të përfshirë në reformën e ardhshme kontributin dhe ekspertizën e dy organizatave.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR falënderuan Kryeministrin për vlerësimin e bërë prej tij për vëzhgimin që kjo organizatë u ka bërë zgjedhjeve në Shqipëri dhe rekomandimet e dala, bazuar në gjetjet e konstatuara gjatë vëzhgimit. Ata siguruan se do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre për reformën  e ardhshme, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të mira teknike që shohin drejt të ardhmes, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Për të njëjtën çështje, delegacioni ka diskutuar edhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ku është theksuar se puna për reformën zgjedhore duhet të nisë sa më parë. “Reforma zgjedhore është një proces parlamentar që duhet të bëhet përmes një komisioni parlamentar. Puna për këtë reformë duhet të nisë sa më parë”, ka theksuar Markert, sipas zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetaparlamentarja Topalli tha nga ana e saj, shprehu gatishmërinë për nisjen e reformës së re zgjedhore. “Puna për reformën zgjedhore duhet të nisë sa më parë. Që në fillim të këtij sesioni parlamentar, ftesa ime si Kryetare e Kuvendit ka qenë e hapur për të nisur nga puna pa humbur kohë. 53 rekomandimet e ODIHR-it janë reforma zgjedhore. Mazhoranca është shprehur e gatshme, jo vetëm të nisë nga puna në një komision të përbashkët parlamentar, por edhe të japë votën e saj për propozimet e opozitës, të bazuara në rekomanimet e ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, pas verifikimit nga këto të fundit”, shtoi ajo. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-24 16:35
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›