E Diel, 1 Nëntor 2026

Markimi i karburanteve prej 1 gushtit ka hyre ne fuqi vendimi i qeverise Berisha

Prej një gushtit ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për markimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në vend. Kundrejt një kosto të vogël shtesë, për specialistët e  fushës, financat do të shmangin evazionin me sasitë dhe cilësitë e tregtuara në pikat e karburanteve e rrjedhimisht edhe drejtuesit e automjeteve do të jenë më të sigurt për cilësinë e karburantit që blejnë.

Koncensioni i dhënë për dhjetë vjet, pritet të përmirësojë kushtet e tregut. Më shumë siguri në këtë treg, pritet të tërheqë edhe investitorë apo kompani të huaja tregtare në hidrokarbure

Karburantet përbëjnë interes për financat publike, pasi gati 70% e akcizës së siguruar nga produktet e inportit vjen pikërisht nga nafta dhe nënproduktet e saj. 
Në tregun europian, karburantet nuk markohen pasi ka mekanizma të fortë kontrollues nga shtetet, e rrjedhimisht standarde të larta tregtimi. Sipas ekspertëve tanë, kohëzgjatja prej 10 vitesh e koncesionit nënkupton që brenda kësaj periudhe shteti akoma i dobët shqiptar të ketë mundësinë të zhvillojë mekanizmat që sot janë në BE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›