Astrit Patozi Debati per SHQUP na ben krenare

Debati për SHQUP-in e bën të ndjehet krenar Astrit Patozin. Ish-numri 2 I demokratëve e cilëson atë si politik dhe tregues i frikës që Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka ndaj opozitës së nesërme. Një paradhënie publike e makthit të kryesocialistit.
Në një shkrim të publikuar në shtypin e ditës, Patozi thotë se tempizmi në tjetërsimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë është normal. Socialistëve që akuzojnë se demokratët u nxituan të marrin një shtëpi të re për vete, në ditët e fundit para se të lindin pushtetin, Patozi u thotë se ky nuk është argument ligjor. Dhe shpjegon se më parë PD ishte parti në mazhorancë dhe njerëzit e saj punonin në zyrat e shtetit, ndaj nuk I nevojitej një seli më e madhe.
Ai është i bindur se vlera e Partisë Demokratike nuk qëndron te godina. E kundërta, shkruan, është njësoj sikur të thuash se Microsoft e ka vlerën e tij te qiellgërvishtësi ku janë vendosur zyrat qendrore të kompanisë gjigande.
Dhe ish-kreu i grupit parlamentar demokrat e di se PD e ka vlerën te njerëzit e saj, që sipas tij do ta bënin punën njësoj sikur t’i coje te Pentagoni apo te një cadër ushtrie.
Patozi thekson se demokratëve ia kanë njohur gjithmonë se jo vetëm dinë të bëjnë opozitë, por e kanë atë në AND. Eshtë pikërisht ky halli që e ka zënë mazhorancën e re, shkruan ai, ndërsa akuzon Edi Ramën se po kërkon një vatër konflikti me PD-në ende pa mbërritur në zyrën e kryeministrit.