E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marlyn Monroe, brune në një fabrikë armësh

Norma Jean në moshën 18 vjeçare ka pozuar në një fabrikë armësh në Van Nuys në California, para se të shndërrohej në një legjendë të Hollywoodit.

Fotografitë e vitit 1944, janë realizuar nga David Conover, për revistën Yank dhe për këtë Monroe i pagua 20 dollari për një foto.

Shefi i Conover ishte ai që më vonë do të bëhej president i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan. Dhe ishte pikërisht ai që i kërkoi fotografit të fiksonte Norma Jean Dougherty, që më vonë bota e njeh si Marlyn Monroe./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›