Marota “snobon” Milanin dhe akuzon Shkriniarin e Lukakun

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Xhuzepe Marota mendon se Juventusi është favorit për në luftën për titullin kampion në Serinë A pasi ndryshe nga Interi i tij, formacioni piemontez nuk është pjesë e asnjë kompeticioni europian.
Ziklatrit janë të dytët në tabelën e Serie A pas Milanit, por kjo renditje e momentit nuk do të thotë gjë për Marotën, i cili shikon tek Juventusi rivalin për tu mundur. “Kam fituar titullin tim të parë në Serie A në Torino me Antonio Konten dhe ne nuk po luanim në garat evropiane”, tha Marota për “Gazzetta dello Sport”.
“Përvoja më thotë se mundësia për të planifikuar një sezon vetëm me Serie A dhe Coppa Italia është një avantazh. Kjo është arsyeja pse unë them se Juventusi është favorit për titull”, arsyetoi Marota në përgjigjen e tij.
Në aspektin individual Marota nuk u tërhoq kur u pyet edhe për disa prej “dështimeve” të tij në merkato në muajt e fundit. Siç dihte Interi humbi me parametra zero një mbrojtës si Milan Shkriniar ndërsa në ditët e fundit të merkstos iu desh që të ndryshonte planet pasi mësoi për “tradhëtinë” e Romelu Lukakut. Për të dy lojtarët Marota nuk fshehu zhgënjimin e pësuar duke treguar se të dy lojtarët e kishin habitur me lëvizjet e bëra.