E Martë, 3 Nëntor 2026

Nejmar mesazh për tifozët pas dëmtimit

Nejmar reagoi pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gjurin e majtë. Sulmuesi këputi ligamentin dhe meniskun, duke mbyllur para kohe sezonin dhe duke qenë në pikëpyetje e ardhmja e tij si lojtar.

31-vjeçari u dëmtua në ndeshjen ndaj Uruguajit, të cilën 5 herë kampionët e botës e humbën 2-0, teksa nëpërmjet rrjeteve sociale kërkoi mbështetjen e të gjithëve: Është moment shumë i keq për mua, madje më i errëti që kam përjetuar. Kam nevojë për dashurinë e të gjithëve ju. Nuk është e thjeshtë që të dëmtohesh dhe të kryesh ndërhyrje.

Jam i gatshëm të jap gjithçka që të rikthehem në fushë. Kam besim në Zot se do të bëhem mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet inkurajuese“, ishin fjalët e Nejmar në “Instagram”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›