E Martë, 3 Nëntor 2026

Marrdhëniet SHBA- Shqipëri, Yuri Kim takon të ngarkuarin e ardhshëm me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner

Marrdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë kanë qenë në qendër të një takimi që ish- ambasadorja amerikane në Shqipëri , Yuri Kim, ka zhvilluar me të ngarkuarin e ardhshëm me Punë në ambasadën e SHBA-së në vendin tonë, David Wisne.

Takimi mes dy diplomatëve të lartë të Uashingtonit, është bërë publik nga vetë ambasada amerikane në Shqipëri. Yuri Kim, pas mbarimit të mandatit si ambasadore në Shqipëri, është emëruar në postin e lartë, atë të Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

“I Ngarkuari i ardhshëm me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner, u takua së fundmi me Yuri Kim, Ndihmës Sekretare e Shtetit në Detyrë për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, në Uashington DC. Ndihmës Sekretarja në Detyrë uroi z. Wisner për detyrën e tij të re në Shqipëri. Ata diskutuan partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”,- shkruan ambasada në faqen e saj zyrtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›