Marrdhëniet me Ramën dhe Nanon, Braçe tregon se me cilin ka debatuar më shumë

Deputeti socialist Erion Braçe në një intervistë për “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus ka rrëfyer marrdhëniet me liderin historik të PS, Fatos Nano, dhe liderin aktual Edi Rama.
Braçe tha se pavarësisht debateve, kundërshtive apo ideve të kundërta as Nano e as Rama nuk e kanë marrë personale, pasi çdo diskutim nuk bëhej për interes të njërit apo tjetrit, por për interes të shqiptarëve dhe vetë socialistëve.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ka ndonjë konflikt që gjatë viteve është zhvilluar dhe më pas je bërë pishman?
Braçe: Unë mendoj që njeriu reflekton, një fjalë më shumë apo më pak janë pjesë e reflektimit të brendshëm. Unë jam munduar që mos ju përcjell idenë që ajo që bën është personale. Unë kam qenë shumë mik, kemi patur më aps marrdhënie të tjera, kundërshti të forta me Fatos Nanon. Por ama përplasjet tona në Kongres me prezencë të tij, apo pa prezencë të tij, nuk kanë qemnë kurrë personale, kanë qenë profesionale. Ka qenë mnerita e Fatos nanos që nuk i merrte personale. Edhe iai ka thënë më tepër, edhe unë më tepër, po kjo nuk na ka ndarë, nuk na ka bërë armiq. Patjetër që ai ka qenë shumë më i pjekur, ëhstë merita e tij që gjërat nuk janë konsideruar kurrë personale.
Borakaj: Edi Rama i merr personale?
Braçe: Jo, as unë me të e as ai me mua. Janë gjëra që ne i diskutojmë që kanë lidhje me punën.