Marrëdhëniet Shqipëri–Serbi, ish-ambasadori: Duhet punuar për urat e bashkëpunimit, dy popujt të gjejnë pikat e përbashkëta

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë ishin në fokus të emisionit “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon në RTSH. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka tha se është optimist sa i përket këtyre marrëdhënieve.
Sipas tij, duhet punuar në drejtim të urave të bashkëpunimit që dy popujt të gjejnë pikat e përbashkëta që i lidhin dhe të hedhin sytë nga e ardhmja.
Për ish-ambasadorin, një ndikim pozitiv vazhdon të ketë edhe turizmi.
“Unë i përkas kategorisë së optimistëve. Mendoj se duhet punuar në drejtim të urave të bashkëpunimit që këto dy popuj të gjejnë pikat e përbashkëta që i lidhin dhe të hedhin sytë nga e ardhmja. Mendoj se me ngadalësi por në drejtimet kryesore marrëdhëniet vijnë duke u zhvilluar. Po të shikosh lëvizja e njerëzve dhe kapitaleve vjen duke u rritur. Kemi një masë më të madhe turistësh që vijnë e shkojnë. Këta sjellin me vete dhe mbresa e përshtypje që ndikojnë në krijim të një klime pozitive”, u shpreh ai.
/rtsh.al/