E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marredheniet ne faze te re bashkepunimi

Deutsche Welle Zoti Minister ku do te perqendrohen bisedimet qe ju do te zhvilloni gjate qendrimit tuaj dyditor ne Berlin me Ministrin gjerman te Mbrojtjes Z. Karl - Theodhor zu Guttenberg

Arben Imami Kjo vizite behet ne kuader te marredhenieve te shkelqyera qe kemi me Gjermanine ne bashkepunimin politiko- ushatarak. Problemi kryesore te bashkepunimit mes vendeve aleate te NATO-s sot eshte Afganistani. Ne bisedimet me ministrin gjerman te Mbrojtjes do te konsultohemi per nje grup ushtarakesh shqiptare qe veprojne nen komanden e Gjermanise ne rajonet veriore te Afganistanit. Bisedimet do te perfshijne edhe ceshtje te tjera per te vendosur perfundimisht fushat kryesore te bashkepunimit mes Ministrise shqiptare te Mbrojtjes dhe asaj gjermane mes dy shtabeve dhe dy ushtrive tona. Prioritet do te kete arsimi ushtarak bashkepunimi lidhur me forcat ajrore por edhe aspekte te tjera me pak te rendesishme te bashkepunimit mes dy Forcave te Armatosura.

Deutsche Welle A do te nenshkruhet ndonje marreveshje dy paleshe gjate qendrimit tuaj sot dhe neser ne Berlin

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Mbrojtjes Arben Imami

Arben Imami Nuk do te kete ndonje marreveshje. Ka nje marreveshje ekzistuese mes dy shtabeve per nje bashkepunim njevjecar. Kjo vizite do te ratifikoje kete marrveshje dhe do tu jape nje impuls marrdhenieve dypaleshe.

Deutsche Welle fare vendi ze Gjermania ne bashkepunimin qe Shqiperia ka ne fushen e mbrojtjes edhe me vende te tjera anetare te NATO-s

Arben Imami Gjermania eshte nje nga partneret tane kryesore. Krahas vendeve te tjera te NATO-s si SHBA Italia Turqia Greqia shpresoj qe edhe me Francen marredheniet do te intensifikohen. Gjermania eshte nje nga vendet me te cilin Shqiperia ka marredhenie te shkelqyera. Gjermania ka mbeshtetur arsimimin dhe pergatitjen e ushtarakeve tane ne vijimesi. Deri tani marredheniet ushatarake te Shqiperise me vendet aleate ne fushen ushtarake kane qene nga pozicioni i nje vendi jashte NATO-s. Mbeshtetja edhe ne ato kushte ka qene e madhe. Tani duhet kuptuar qe pas anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen Atlantike mbeshtetja nuk do te vazhdoje me me te njejtin intensitet ne kuptimin e marrjes se ndihmave. Tani eshte nje marredhenie ndersjellte me perfitim reciprok. Shqiperia duhet te marre standartet dher eksperiencen e vendeve anetare te NATO-s dhe nderkohe te kontribuoje me kapacitetet qe ka.

Deutsche Welle Zoti minister pra cfare do te veconi si tiparin kryesor te bashkepunimit ushtarak te Shqiperise me Gjermanine qe prej prillit 2009 kur ajo u be anetare e NATO-s

Arben Imami Para antaresimit Shqiperia nuk ka patur ndonje politike te qarte per te ndertuar marredhenie konkrete bashkepunimi specifike me vende te ndryshme por bashkepunimi eshte trajtuar ne pergjithesi. Tani po shkojme drejt nje koncepti te ri te marrdhenieve me fuqite ne NATO qe e kane mbeshtetur Shqiperine ne rrugen drejt anetaresimit te saj ne NATO politikisht dhe materialisht. Tani synojme qe ky bashkepunim te jete me i frytshem duke u fokusuar me vende te vecanta ne fusha te vecanta si ato qe permenda. Pra eshte nje perpjekje per te bere nje politike te jashtme ne fushen e mbrojtjes qe te jete me produktive per Shqiperine dhe padyshim edhe me pragmatike. Tani ka ardhur momenti per kete.

Intervisten e zhvilloi Ani Ruci

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›