E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marredheniet shqiptaro-ruse ne dokumentet historike

"Marrëdhëniet shqiptaro-ruse në dokumentet historike". Kështu titullohet ekspozita e cila përmban letra, mesazhe, dorëshkrime dhe dokumente historike të cilat pak prej tyre e kanë parë dritën e ekspozimit. Këto dokumenta dhe fotografi të rralla i sjell të përmbledhura në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë Arkivi i Shtetit Shqiptar në bashkëpunim me Ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë.
Kuratori i kësaj ekspozite Endri Musai na bën me dije se dokumentat përfshijnë 2 shekuj.

E gjithë ekspozita përmban më shumë se 35 tablo, të cilat janë të shoqëruara edhe me foto, duke u ndalur në ngjarjet kryesore dhe bashkëpunimet mes Shqipërisë dhe Rusisë. “Ekspozita përbëhet nga dokumente dhe fotografi të AQSH-së nga jeta dhe veprimtaria e disa personaliteteve që kanë kontribuar për njohjen dhe konsolidimin e shtetit shqiptar dhe kanë ndihmuar në përmirësimin e jetës shoqërore dhe ekonomike në Shqipëri në vite.”

Materialet e përdorura, si dokumente, harta, fotografi nga fusha politike, ekonomike, kulturore e fetare e që tregojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, janë nxjerrë nga arkivat shqiptarë dhe rusë. Dokumentet datojnë që nga shek. XVII e deri në ditët tona.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›