Marreveshja Ashton optimiste

Të martën, zhvillohet në Bruksel raundi i tetë i dialogut mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
I cilësuar, nga ndërmjetësuesja e Bashkimit Europian, që nga raundi i kaluar, si takimi përmbyllës për çështjen e veriut, një ditë para Catherine Ashton lëshoi mesazhet inkurajuese të radhës për kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç.
“Besoj se marrëveshja është e arritshme, megjithëse nuk do të jetë e lehtë. Por, në nisje të gjithë e dinim se do të ishte e vështirë dhe se do të kërkonte lidership të fortë politik. Besoj se nesër ata do të Bisedimet Bisedimet, Serbia pret kompromisThaçi: Besoj tek marrëveshja Protestë në veri për dialogun vijnë në frymën e gjetjes së një zgjidhjeje, në interesin më të mirë të njerëzve që përfaqësojnë dhe për të ndihmuar në ofrimin e një të ardhmeje më të mirë, për të gjithë ata. Ne nuk duhet të lejojmë të na ikë ky shans”, tha Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Catherine Ashton, PLPJS në BE.
Gjashtë muaj nga nisja e takimeve, në nivelin më të lartë, dhe dy javë para raporteve të pranverës nga Komisioni, palëve iu kërkohet të arrijnë një marrëveshje mbi kompetencat dhe funksionimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, në Kosovë. Takimi i të martës pritet të nisë rreth orës 10 paradite dhe nuk dihet ende se sa do të zgjasë.
Përgatiti: Ernest BUNGURI