E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice digjet zyra e Ivanoviccedil

Një zjarr i rënë mbrëmjen e së hënës në veri të Mitrovicës ka djegur tërësisht zyrat e Iniciativës Qytetare, lëvizje e udhëhequr nga politikani serb Oliver Ivanoviç.

Sipas raportimeve të “RTK”, zjarri ka rënë rreth orës 23:00, për fat të mirë pa shkaktuar dëme në njerëz po vetëm të tipit material.

Ndërkohë, vetë Ivanoviç, përfaqësues i serbëve të veriut, e ka cilësuar ngjarjen si tërësisht të motivuar politikisht.

Policia e Kosovës mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim, por për momentin autorët e zjarrvënies janë të paidentifikuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›