Marrëveshja/ PD koalicion parazgjedhor me PBDNJ: Më 14 maj i japim goditjen fatale sistemit monist

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka arritur një marrëveshje parazgjedhore me kreun e PBDNJ. Teksa na ndajnë dhe pak muaj nga zgjedhjet vendore, Berisha pas nënshkrimit të marrëveshjes me Dulen, u shpreh se më 14 maj, opozita do i japë një goditje fatale sistemit monist, ndërsa theksoi se synimi i tij është kthimi i të gjitha bashkive, qytetarëve.
“Shpreh kënaqësinë time dhe të PD për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të PD, me të cilin ne vendosim të bëjmë një betejë të përbashkët kundër monizmit të plotë, të vendosur nga regjimi më i korruptuar në Europë dhe botë, regjimi i Edi Ramës.
Përmbysja e këtij monizmi është përparësi absolute e çdo qytetari të lirë, e çdo opozitari dhe në këtë kontekst, ne së bashku me PBDNJ, OMONIA-n, bashkojmë forcat me bindjen se me 14 maj do i japim një goditje fatale sistemit monist.
Nga ana tjetër, ne synojmë që t’ju kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë. T’i kthejmë bashkitë në shtëpitë e përbashkëta të qytetarëve shqiptarë. Qytetarët e parë të këtyre bashkive të kenë vetëdijen e plotë, përgjegjësinë e plotë, gatishmërinë e plotë për të funksionuar si shërbëtorë të këtyre qytetarëve. Për të përdorur në mënyrën më transparente dhe të ndershme të gjitha burimet njerëzore dhe materiale, financiare, të bashkisë, për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e mëdha që çdo bashki ka sot në Shqipëri, së pari në interesin më të mirë të qytetarëve të atyre bashkive.
Unë, duke falënderuar zotin Dule për mirëkuptimin dhe marrëveshjen që firmosëm, shpreh bindjen se kemi shënuar një hap shumë të rëndësishëm në realizimin e objektivave tona të përbashkëta”, tha Berisha.
Kreun i PBDNJ-së, Vangjel Dule e vlerësoi bashkëpunimin me PD si të hershëm dhe të suksesshëm. Dule premtoi programe konkretet që do ofrojnë zgjidhje për problematikat dhe hallet e qytetarëve.
“Është një bashkëpunim i hershëm dhe i suksesshëm si në opozitë dhe qeverisje. Do veçoja bashkëpunimin 2005 2009. Një katërvjeccarët më të suksesshëm të qevrisjes. Kjo marrëveshje nënshkruhet kur demokraca, shteti i së drejtës janë në rrezik. Rruga është e gjatë, e vështirë. Komuniteteve lokale tu sjellim kandidaturat më të denja dhe janë zgjedhje e komunitetit. Primaret e PD ishin një risi dhe një realitet i pakthyeshëm.
Do sjellim programe konkrete dhe jo të përgjithsme, programe që do ofrojnë zgjidhje për problematikat dhe hallet lokale. Do sjellim më 14 maj në çdo derë mesazhin se ata mund të ndryshojnë fatin e tyre dhe të ardhmen e familjeve të tyre. Besojmë se do arrijmë të motivojmë energjitë që duhen që 14 maji të jetë një pikë e rëndësishme kthehese për përparimin”, tha ai.
/rtsh.al/