Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin, Kuvendi nuk mund ta miratojë

Nga Olta Blaceri
Gjykata Kushtetuese pezulloi marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Gjyqtarët kanë vendosur të kalojnë për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e 30 deputetëve të Partisë Demokratike që sjell automatikisht pezullimin e të gjjtha procedurave për miratimin e kësaj marrëveshje.
Marrëveshja me Italinë do të shqyrtohet në datën 18 janar nga Kushtetuesja.
Gjykata ndërkaq i ka kthyer për plotësim dokumentash ankimimin që Lulzim Basha kishte depozituar për këtë çështje.
Pas këtij vendimi, marrëveshja me Italinë do të hiqet nga rendi i ditës nesër në seancë plenare.
Parlamenti duhet të presë deri sa gjykata të shpallë vendimin përfundimtar për marrëveshjen për emigrantët./vizionplus.tv
