E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja Rama-Meta Majko ne Facebook

Një ditë para se Partia Socialistë të zyrtarizojë ftesën për LSI-në, deputeti Pandeli Majko, komenton në faqen e tij në Facebook lajmin e marrëveshjes politike mes Metës dhe Ramës. “Kam zgjedhur koalicionin e 21 janarit dhe jo atë të 1 prillit”, shkruan ish-kryeministri socialit, duke iu referuar protestës së Partisë Socialiste kundër Ilir Metës. 
Ndërsa uron me ironi 1 prillin, Majko shkruan se kjo është dita kur “themi gënjeshtra të stisura ose pa dashje pohojmë të vërtetat e mëdha të gënjeshtrës”. 
Zhvillimet e fundit në politikën shqiptare rrjedhin ndër rreshtat e mesazhit të Majkos edhe kur shkruan: “Të gënjesh një popull është faj. Ta lësh atë pa të drejtën e zgjedhjes midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, është dramë e maskarenjve pa principe të politikës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›