E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja e Ohrit eshte varrosur

Nga Express me 08 dhjetor 2010 ne ora 1800

Analisti dhe publicisti Kim Mehmeti thote se qellimi kryesor i Marreveshjes se Ohrit ishte qe te nderprese luften e vitit 2001 e jo realizimi i te drejtave te shqiptareve sepse ajo njeherazi nenkuptonte vazhdimin e luftes politike te klases politike maqedonase.

Keto komente ai i beri gjate nje debati te organizuar nga Qendra per Mirekuptim dhe Bashkepunim Institucional ne Universitetin e Evropes Juglindore njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas Mehmetit Marreveshja e Ohrit e nenshkruar para plot 9 viteve tani me ka humbur kuptimin e vet sepse i ka tejkaluar qe moti afatet kohore deri kur duhej te implementohet.

147Por fajin per situaten ne te cilen gjendemi ne shqiptaret sot nuk duhet t146ia hedhim vetem pales maqedonase sepse tekefundit ata paten nje koncept te qarte se cfare shteti duan te ndertojne me teper duhet fajesuar politikanet tane te cilet asnjehere nuk e percaktuan qarte se cfare ne te vertete synojme dhe si duam ta rregullojme ardhmerine tone ketu ku jemi148 tha publicist Kim Mehmeti.

Andaj sipas tij ka nevoje per nje marreveshje te re mes shqiptareve dhe maqedonasve per ndertimin e shtetit mbi dy shtylla kryesore gjegjesisht fatin e njejte ne pergjegjesi dhe te drejta te dy bashkesive me te medha etnike maqedonasve dhe shqiptareve.

Gjithnje sipas publicistit Mehmeti kesaj marreveshje do te duhej t146i paraprije unifikimi i faktorit politik shqiptare ne Maqedoni ne drejtim te koordinimit te politikave dhe strategjive qe duhet ndjekur.

Nderkaq Profesori universitar Jeton Shasivari ne paraqitjen e vet fillimisht sqaroi se deshtimi i pare i Marreveshjes se Ohrit verehet qe ne ndryshimin e preambules se saj ne Kushtetuten e Republikes se Maqedonise ku shqiptaret trajtohen si pakice duke u perkufizuar si pjese e popullit shqiptare qendrim ky i cili paraqet definicionin e shekullit 21 per minoritetet emigrante ne Evrope dhe ne bote.

Edhe Shasivari e konsideroi Marreveshjen e Ohrit si ceshtje te perfunduar.

147Marreveshja e Ohrit eshte varrosur por jo edhe ardhmeria e shqiptareve. Tanime eshte koha per nje marreveshje te re nderkombetare e cila do te zbatoje parimin federativ te rregullimit te shtetit marreveshje kjo e cila duhet te kete si mbikeqyres nje perfaqesues nderkombetar me kompetenca te qarta dhe afate te caktuara te implementimit148 vleresoi ai. INA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›