E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia 20 vjet pas renies se komunizmit

Shqiperia ishte vendi i fundit qe 20 vjet me pare shembi regjimin komunist duke i hapur rrugen pluralizmit me themelimin e partise demokratike forces se pare politike qe lindi ne vend. Te gjithe pranojne se Shqiperia ka pesuar ndryshime te thella dhe ka realizuar nje kapercim te madh porse ajo mund te kish perparuar me shpejt nese tranzicioni i saj nuk do te ish shoqeruar me trauma qe e vonuan ne kohe. Po si i shohin keto zhvillime disa prej aktoreve te atyre ngjarjeve dhe figurave te njohura te jetes publike ne Shqiperi

Ne ato dite te vrullshme te dhjetorit 1990 qe nisen me date 8 Arjan Manahasa ishte nder studentet me aktive qe u vune ne krye te asaj levizje qe do te sillte pak dite me pas shpalljen e pluralizimit dhe lindjen e partise demokratike. Por angazhimi i tij ne Shqiperine qe rrezoi murin e komunizmit nuk do te zgjaste shume jo per te dezertuar deshiron te saktesoje sot ai por per tju rithyer statusit te studentit.

Pas renies se bustit dh shurajes ne menyre simbolike te sisitemit komuniste studentet e asaj kohe parapriresite nje revolucion popullor e permbushem detyren e tyre dh ishte koha per ti dhene hapsire personave forcave dhe formave te ndryshme per te nisur ndertimin e nje sisitemi te ri.

Arjani qe ne 1991 shkon ne Itali per te vazhduar studimet per Arkitekture e per tu rithyer serish ne Shqiperi ne vitin 2000 per te rinisur jeten dhe profesionin ne vendin e tij te cilin asnjehere nuk kish menduar ta braktiste. Por detyrohet te perballet me zhgenjimin dhe ndryshe nga ckishte menduar nis nje aktivitet privat qe skish lidhje me arkitekturen

Profesioni mbeti sekondar se gjeta perballe kerkeses time legjitime per te ushtruar kete profesion nje fare obskurantizmi dhe ana tjeter ishte nje zgjedhje personale. Llufte me mullinjte e eres nuk kam patur kurre deshire te bej.

Jo vetem ai por kushdo qe e ka jetuar ate periudhe nuk mund te harroje parullen qe shoqeroi ato jave dhe muaj por edhe me tej e qe tregonte deshiren e nje populli per te qene njesoj si te tjeret njesoj si Europa. Arjani thote se sipas tij rruga e realizimit te kesaj endrre eshte ne fillimet e veta

Jam i zhgenjyer ne nje fakt qe nje enderr aq e bukur kishte mundesi reale per tju afruar realizmit te saj shume me shpejt shume me mire dhe me trauma me te vogla.

Ndoshta disa gjera duheshin ndryshuar qe ne fillim shprehet zoti Sabri Godo nje nga figurat e zhvillimeve te para pluraliste politikan i vjeter qe dallohet per mendimin e urte dhe fjalen me peshe. Sipas tij ndonese u shemb komunizmi dhe e kaluara serish ngre kryet duke vepruar sic shpjegon ai ne menyre te pavetedijshme ne ndergjegjen tone

Jane disa gjera qe duheshin ndryshuar qe ne fillim ndersa mbeten sic jane. Mjaft te shikosh strukturat e partive politike jane te njejtat ndertime te patise se punes jane identike ndryshojne vetem emrat e forumeve dhe derisa nuk arijne te demokratizohen sic duhet partite politike pastaj pengohet edhe transpaltimi i demokracise ne shoqerine civile ne teresi.

Por si kushdo edhe zoti Godo vlereson se megjithate Shqiperia ka patur nje ecje te vrullshme. Eshte sot nje vend i transformuar e qe ndoshta mund te kish ecur shume me parpara nese do te ishin shmangur zhvillime politike qe sipas zotit Godo ne disa raste kane qene dramatike dhe kercenuese edhe per vete ekzistencen e vendit.

Mendimi im eshte se bejme me pak se cjane mundesite tona se harxhojme me teper kohe dhe energji ne pune te padobishme duke i kriuar here pas here edhe probleme te paqena vetes tone.

Fakti qe Shqiperia ishte guri i fundit i dominos komuniste nuk duhet harruar shpjegon Remzi Lani drejtor i Institutit te Medias gjithashtu nje nga aktoret e zhvillimeve te 20 viteve me pare e nje njohes mjaft i mire i realiteteve te tranzicionit ne vendet e ish bllokut komunist. Sipas tij ky fakt ka ushtruar influencen e vet ne zhvillimet e mepasshme

Megjithate ne nje rrafsh krahasues nese bie fjala Hungaria apo Bullgari eshte nje vend ndryshe Shqiperia eshte nje vend tjeter pas 20 vitesh. Shqiperia mund te jete mbrapa krahasuar me vendet e tjera qofte edhe me fqinjet por kapercimi i Shqiperise eshte me i madh me i qenesishem.

Por edhe tranzicionin e saj Shqiperia e ka patur me kompleks e me te veshtire. Vonesat historike qe kane shoqeruar historine tone - shprehet zoti Lani - nuk kane munguar te shfaqen edhe gjate tranzicionit duke bere sipas tij qe Shqiperia te humbe vendin e saj te natyrshem.

Shqiperia duhet te ishte ne nje vend me Rumanine e Bullgarine. Shqiperia ne fakt u gjend me vendet e ish Jugosllavise te cilat kaluan nje proces te shperberjes se nje federate komuniste qe nuk kishte te bente aspak me Shqiperine. Por duhet ta pranojme se per shkak te ngjarjeve te 1997 ne e humbem trenin e humbem momentin dhe u futem ne ate qe konsiderohet ballkani perendimor apo vendet e ish Jugosllavise te cilat kohen e humben per nje arsye tjeer per shkak te konfliketeve te pergjakshme. Ne kete kuptim tranzicioni yne ka qene traumatik por trauma qe nuk na i kane shkaktuar te tjeret ja kemi shkaktuar vetes.

Traumat kane ngelur pas por problemet vazhdojne shton zoti Lani.

Shqiperia nuk eshte nje vend me nje problem me nje dilme te madhe sic eshte Maqedonia Serbia Kosova Bosnja deri dhe Mali i Zi qe ka problemet e balances nder etnike. Shqiperia nuk ka nje problem te madh ka shume probleme te vogla qe jane te gjitha te menaxhueshme por qe kerkojne nje klase politike me te pergjegjshme me vizionare. Ne vazhdojme te humbasim kohe dhe procesi i humbjes se kohes ben qe ne shume gjera ne te jemi te fundit.

Dhe kete kohe Shqiperia duket se po e humbet prej asaj qe zoti Godo e perkufizon si nje lufte vetem per pushtet .

Prej kohesh nuk ka me nje lufte ideologjike ka nje lufte per pushtet. Ka nje tejmbushje me politiken ne kete vend dhe kur kalon ne piken e ngopjes nis dhe ndryshimi dhe une pres te ndodhin ndryshime se eshte nje kerkese e njerezve qe te mos vazhdojme me keshtu me grindje politike e duke i krijuar vetes probleme qe te merremi vesh dhe me Europen sikunder ndodhi tani se fundmi edhe me Europen ku na refuzuan statusin e vendit kandidat.

Por 20 vjet me pas shqiptaret se paku deren e Europes hapur ku vetem pas nje jave do te mund te levizin si njerez te lire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›