E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja, karta dixhitale per transportin rrugor

Ne kuader te marreveshjeve ekonomike me BE-ne, vendi yne ka lidhur nje bashkepunim me autoritetet franceze, sa u takon kartave dixhitale.
Marreveshja eshte nenshkruar keto dite mes ministrit te Transportit e homologut francez dhe lidhet per kartat e tehografit dixhital. Qellimi i marreveshjes eshte prodhimi dhe shperndarja e kartave dixhitale per drejtuesit e mjeteve, organeve te kontrollit ne rruge, ofiinave te instalimit, kalibrimit dhe inspektimeve periodike te tahografit dixhital, si dhe kartave te kompanive te transportit. Pajisja me karten e tahografit dixhital vjen si nje detyrim i Komisionit Ekonomik te Kombeve te Bashkuara per Europen, per te gjithe shtetet anetare te marreveshjes “Mbi punen e ekipeve te mjeteve ne transportin nderkombetar rrugor”, ne baze te se ciles, te gjithe transportuesit duhet te pajisen me kartat e tahografit dixhital deri ne 16 qershor 2010, ne te kundert ata jane te penalizuar ne transportin nderkombetar te mallrave dhe udhetareve. Me kartat e tahografit dixhital do te pajisen te gjithe ata drejtues qe drejtojne mjete qe jane futur ne sherbim per here te pare pas 1 maj 2006 dhe perkatesisht, mjetet e mallrave mbi 3.5 tone dhe autobuset. Theksojme se te gjithe mjetet qe aktualisht jane te pajisur me tahografin analog do te vazhdojne te kryejne aktivitetin e tyre normal (pa qene nevoja te pajisen me tahograf dixhital) edhe pas dates 16 qershor. Autoriteti i leshimit te kartave te tahografit dixhital ne Shqiperi eshte caktuar Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›