Marreveshja, kredi per legalizimet
ELBASAN- Nuk ke te ardhura per te legalizuar ndertimet pa leje? Pa problem. Ekziston zgjidhja dhe mundesia. Qytetaret e kesaj kategorie mund te aplikojne per kredi dhe te paguajne detyrimet per te perfituar pronen ligjerisht. Lajmin e ben te ditur drejtori i ALUIZNI-t ne Elbasan, Ditor Musai. Per te zgjidhur problemin e pageses se menjehershme ,eshte arritur edhe ne nje marreveshje me dy banka per kreditimin, me qellim legalizimin. Sipas tij, "Oportunity Albania" dhe "ProCredit Bank" jane zgjedhur per te kredituar qytetaret per taksen e legalizimit. Interesi i bankave ndaj qytetareve eshte zero. "Ne bejme zbritjen 20 % per qytetaret dhe banka e kryen kete sherbim, duke qene se merret edhe me transaksionet, per sa i perket detyrimeve nga qytetaret", tha Musai dje per "KJ".
Kjo jave gjithashtu ka shenuar edhe shperndarjen e 17 lejeve te reja, te legalizimit nga Agjencia e Legalizimeve ne Elbasan. Drejtori, Ditor Musai u shpreh se ky proces eshte ne vazhdimesi dhe lejet do te shperndahen ne menyre periodike. Sipas tij aktualisht lejet e legalizimit jane dhene per zonat kadastrale 8527, 8526, 8521, 8522, 8523, ndersa ne vazhdim do te veprohet me zonat e tjera, duke u ngjitur ne pjesen mbi bulevardin e qytetit te Elbasanit. Kreu i ALUIZNI-t ne Qarkun e Elbasanit, nenvizoi se deri tani jane shperndare 130 leje, jane pergatitur gjithsej 1800 dosje, te cilat presin faturat ndersa jane bere ne terren rreth 7.500 azhornime. Tashme procesi i ka kaluar kufijte e qytetit dhe eshte shtrire pertej Elbasanit. "Grupet e punes jane duke punuar aktualisht ne Belesh, ndersa ka filluar procesi i perfundimit te dosjeve per komunat Labinot e Bradashesh. Se shpejti do te shperndajme leje per Gramshin dhe Peqinin dhe ne fund te muajit, do te fillojme me te gjitha njesite e medha dhe me pas, me njesite e vogla", shpjegon Musai.
Procesi ne Elbasan, nuk ka shfaqur asnje problem dhe saktesia e korrektesia u tregua ne 45 tapite e para te pronesise qe u moren nga hipoteka. "Ne jemi qarku i pare qe kemi mbyllur kete proces, me 45 tapite e para dhe do te vazhdojme duke i dhene besimin qytetareve se legalizimi eshte korrekt dhe mjaft transparent. Ne kemi mbeshtetje nga qytetaret te cilet jane te interesuar per te shlyer te gjithe detyrimin", tha kreu i deges se legalizimeve. Ne perfundim ai sqaroi se cdo jave, do te shperndahen leje te reja legalizimi dhe gjithashtu nga specialistet do te vazhdoje paralele aplikimi qe qytetaret brenda afatit ligjor te pajisen me certifikaten e pronesise. Ne Qarkun e Elbasanit jane evidentuar 18.500 ndertime pa leje.
Fatos Salliu