Udherrefyesi, 17 vjet i zhdukur
Bardhyl Bejko
Sarande- Nje familje me tre anetare figuron e zhdukur prej vitesh, duke lene ne ankth familjaret ne Sarande. E ndersa per vajzen dhe te emen ka informacione per vendin se ku ndodhen, kryefamiljari Fatmir Osmani, prej vitit 1992 nuk dihet se ku ndodhet qe prej dites se arratise, me 5 dhjetor. Sot 50-vjecar, Fatmiri u nis 17 vite me pare ne kerkim te bashkeshortes se larguar ne menyre te mistershme nga shtepia, por nuk u kthye me qe prej dites qe kaloi kufirin ne Kakavije. Pak vite me pas do te largohej edhe vajza e tij, e cila braktisi gjysherit per t'u vendosur ne Greqi, afer te emes.
Humbja
Pasi kaloi Kakavijen me pasaporte me emrin Kristo Ziso Angjeli, i ndryshuar per te lehtesuar marrjen e nje vize dhe per t'u paraqitur ne shtetin fqinj si minoritar grek, Fatmiri nderpreu me familjen cdo komunikim. Asnje telefonate apo lajm. Per 17 vjet familjare te tij kane kerkuar ne shume shtete, por asnjehere nuk kane arritur te vendosin kontakte qofte edhe telefonike. Edhe sot pas kaq vitesh ne familjen e tij nena 80-vjecare, Sanije Osmani, kerkon te pakten t'i degjoje zerin te birit. Thelle ne shpirt ajo ndjen se i biri eshte diku dhe deren e shtepise e mbane te hapur ne pritje te trokitjes se mrekullise. Gjithnje e ka therritur "Mile" me perkedheli djalin dhe nuk do ta besoje se ai s'jeton me, megjithese prej vitit 1992 nuk eshte bere i gjalle. "Na kane thene se mund te ndodhet ne Belgjike, Itali apo France, apo se mund te jete ne ndonje burg te Evropes apo i semure ne ndonje spital. Por ne asnjehere nuk kemi folur me te apo te kontaktojme", tregon Sanija per gazeten "KJ".
Pasaporta
Pas shume perpjekjesh me emer te falsifikuar, Fatmiri arriti te nxjerre nje vize ne konsullaten greke ne Gjirokaster. Para vitit 1990 ai punonte ne peshkim. U martua me nje vajze nga fshati Borsh. Por disa vite me pas u divorcua. Nga kjo martese lindi nje vajze e cila u rrit nga gjyshja. Ne vitet 1990-1991, Fatmiri shoqeronte klandestinet nga Saranda ne kufi, pasi e njihte vijen e kufirit. Udhetonte me kembe ne ato dite te rremujshme, ku me mijera qytetare iknin drejt shtetit fqinj per te punuar si emigrante. Edhe pse nje pune e ndaluar, Fatmiri kujtohet prej shume emigranteve si nje udherrefyes korrekt dhe zemermire. Ate e therrisnin "trageti tokesor", pasi shoqerimin e klandestineve e bente jo nga deti, por nga toka. Kete "zanat" ai e ushtroi per rreth nje vit. Nje dite vendosi ta linte udherrefyesin dhe te kerkonte nje menyre tjeter punesimi. Dhe si shume te tjere nxori nje pasaporte ne Degen e Puneve te Brendshme ne ato vite, me te cilen siguroi nje vize shumekalimshe. Ne te gdhire te 2 dhjetorit 1992, 17 vjet me pare, u nise drejte Greqise. Edhe pse me nje emer te rreme, ai kaloi me procedura te rregullta ne piken e kalimit ne Kakavije. Deshmitaret tregojne se e kane pare deri ne doganen shqiptare, ku vulosi dokumentet, me tej jane ndare secili ne punen e tij. Destinacioni ishte Athina, por qe prej asaj dite nga Fatmiri nuk eshte marre asnje lajm.
Nena dhe vajza
Xhevat Osmani eshte nje nga kater vellezerit e Fatmirit te humbur. Ai eshte vellai qe ka vrapuar me shume ne kerkim te tij. Ka kerkuar ne Greqi, duke pyetur dhjetera klandestine dhe emigrante. I eshte drejtuar edhe televizioneve greke. Xhevati, pasi tregon rrethanat e largimit te vellait dhe kerkimet 17-vjecare, thote se tragjedia e humbjes eshte shoqeruar me vone edhe me ankthin e humbjes se vajzes se vellait. "Pasi eshte martuar, Fatmirit i ka lindur nje vajze, te cilen e quajten Faviola. Pas largimit te te atit ajo u rrit nga gjyshja dhe xhaxhallaret. Nena e saj pas ndarjes u largua ne Greqi dhe nuk u interesua per 18 vjet, per te bijen", rrefen Xhevati per "KJ". Po kur mbushi 18 vjece, vajza filloi te punoje. Fillimisht ne disa kisha, ku merrte nje pagese te vogel. Rasti e deshi te udhetonte ne nje nga keto dite per ne fshatin Borsh, ku kishte edhe familjen nena e saj, e cila e kishte braktisur. "Mbesa mundet te kishte kontaktuar me njerez te se emes. Qe nga ajo dite nuk mesuam me se ku ndodhej vajza e vellait. Gjysherit e saj nuk na derguan asnje haber, se ku ishte Faviola", vijon xhaxhai rrefimin. Pas kerkimeve te deshtuara vendosen qe ta shpallnin te humbur, por prej nje viti nuk u more asnje lajm. "Na moren ne telefon nga Athina dhe na thane se ndodhej aty, por pa dhene adrese te sakte. Na thane se kerkonte te emen dhe babane", shprehen gjysherit e saj.
"Fatmiri eshte i gjalle, pres nje telefonate apo sinjal"
Sanije Osmani, nena e Fatmirit, kur flete per te birin edhe pse permes dhimbjes e loteve, thote se ai eshte gjalle. "Nuk eshte e mundur te kete pesuar gje, se ai nuk i binte ne qafe askujt dhe nuk ishte nga ata qe te krijonte konflikte, ndaj une mendoj se eshte diku. Per te zbuluar kete, kam bere shume perpjekje. Kam kerkuar neper Greqi. Kam kerkuar ne televizionet e shtetit fqinj, duke dhene karakteristikat e djalit i cili tani mbush 50 vjec. Po nuk kam pasur ndonje haber te mirefillte", tregon e moshuara. Ne vitin 1996, me 7 maj, mesoi se nje djale nga Tirana emigrant me shtepi prane stadiumit "Dinamo", i cili quhet Agron Xhimba, ka ardhur ne qytetin e Sarandes dhe eshte takuar me Sokol Cobanin, i cili banon ne te njejten lagje me Fatmirin. "Agroni i ka kerkuar adresen e shtepise tone se kishte lajme nga djali yne. Po sipas Cobanit ishte shume vone dhe nuk e solli ate ne shtepi qe ta takoja. Te nesermen ai nxitonte per te kapur tragetin grek nga Saranda ne Korfuz. Dhe nuk erdhi ne shtepi te flisja me te. Te gjitha keto mi tha bashkeqytetari yne i cili me vuri ne dijeni se kishte me vete edhe nje pako derguar nga im bir", vijon rrefimin Sanija. E moshuara thote se pakoja kishte ardhur nga Belgjika, por ajo nuk mund te thote asgje me teper. "Nuk e takova dot shokun e tim biri dhe kam dyshimet e mia. E kam kerkuar edhe ne Tirane, por nuk e kam gjetur dot. Perse nuk do te kishte dy minuta kohe per te me takuar?" pyet Sanija, e cila shpreson se djali eshte ende gjalle. Me tej ajo ben edhe apelin, duke kerkuar nepermjet gazetes "Koha Jone" qe nese dikush ka dijeni, te ndihmoje me informacion per gjetjen e Fatmirit.
Ne kerkim e gjithe familja
Nga qyteti i Sarandes ka raste te ngjashme, ku prej vitesh kane humbur djem te rinj apo vajza, te cilat pas vitit 1990 moren arratine ne kerkim te nje pune dhe jetese me te mire. Por nese ne rastet e tjera humbjet jane individuale, familja Osmani ka humbur e gjitha. Ne fillim nena e cila braktisi burrin dhe vajzen e me pas Fatmiri, i cili mori rruget e kurbetit, duke lene pas nje vajze te mitur ne meshire te fatit. Nje vajze te cilen e rriten gjysherit me pensionin e tyre minimal. Humbja e djalit dhe me pas e mbeses, e kane bere Sanije Osmanin te qendroje brenda ne shtepi dhe te mendoj per fatin e djalit te saj.
Dhimbja
Edhe pse mes dhimbjes se shumefishte, e moshuara apelon qe i biri te kthehet. Ajo e pret dhe sic thote vete nuk do te gjeje prehje ne se nje dite nuk i kthehet djali ne shtepi. Po pervec te birit, jo me pak dhimbje ndjen dhe per mbesen.