E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja, lufte lendeve radioaktive ne dogane

Drejtori i Pergjithshem i Doganave, Perparim Dervishi dhe Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, nenshkruan dje marreveshjen e bashkepunimit "Per Zbulimin dhe Luftimin e Trafikut Ilegal te Materialeve Radioaktive". Sipas kreut te doganave, kjo marreveshje ka per qellim te forcoje kontrollin doganor per parandalimin, zbulimin dhe neutralizimin e mallrave/lendeve radioaktive dhe jonizuese, duke pasur ne vemendje, rendesine strategjike te ruajtjes se sigurise kombetare, te mbrojtjes se mjedisit dhe shendetit. Ne baze te marreveshjes, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave dhe Qendra e Fizikes Berthamore te Zbatuar, prane Fakultetit te Shkencave te Natyres, te Universitetit te Tiranes, bien dakord te bashkepunojne, duke ofruar asistence teknike specifike nga QEFIB-ja, per parandalimin e mallrave me nivel rrezatimi tej normave te lejuara, si dhe neutralizimin e tyre kur jane jashte kufirit te lejuar. Palet do te kryejne edhe trajnime te perbashketa, per perdorimin e pajisjeve per detektimin e lendeve dhe mbetjeve radioaktive. Marreveshja parashikon qe ne rastet kur autoritetet doganore ne pikat e kalimit kufitar, ku jane te instaluara pajisjet per detektimin e lendeve dhe mbetjeve radioaktive, detektojne mallra me radioaktivitet tej normave te lejuara, do te njoftojne menjehere QEFIB. Ekspertet e QEFIB-se do te kryejne kontrollet, matjet e nevojshme apo analizimin e ketyre mallrave dhe per mallrat te cilat kane rezultuar me radioaktivitet tej normave te lejuara, autoritetet doganore marrin te gjitha masat sipas dispozitave te Kodit Doganor, per moslejimin e futjes se tyre ne territorin doganor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›