FIFA, kombetarja shqiptare ngjit edhe tre shkalle
Kombetarja shqiptare ngjiti tre shkalle te tjera, ne renditjen e pergjithshme te FIFA-s, duke kaluar ne vend te 78-te. Ne kete pozicion Shqiperia ka prekur nje nder pozicionet me te mira te viteve te fundit. Perjashtimi i kombetares shqiptare, gjate vitit 2008, ndikoi ne nj zbritje te dukshme, ne muajt e kaluar. Gjithsesi, kombetarja shqiptare nuk zhvilloi asnje ndeshje gjate muajit te fundit, por FIFA pas barazimit me Portugaline e ka vleresuar, duke e ngjitur muaj pas muaji ekipin tone kombetare ne renditje. Gjate ndeshjeve te para eliminatore kombetarja jone ka pesuar vetem nje humbje ne Hungari, perballe vendasve. Kombetarja shqiptare do te luaje me 11 Shkurt ne Malte dhe ne rast se arrin nje fitore tjeter, atehere pritet edhe nje ngjitje me e dukshme, e cila mund te jete me e larta, qe i eshte dhene kombetares sone ne vitet e fundit. Ne publikimin e fundit te FIFA-s, edhe kete muaj ne vend te pare qendronte Spanja, dhe ne vend te dyte Gjermania. Ashtu si nje muaj me pare, e treta ne renditja klasifikohej Holanda.